Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e klubit turk Konyaspor.
Ylli kosovar tanimë ka bërë vend në formacionin startues të Konyas dhe u paraqit në fushë nga minuta e parë ndaj Sivaspor.
E në minutën e 55-të ka ardhur edhe goli i parë i tij me fanellën e klubit turk këtë edicion.
Bytyqi përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla, dhe me një goditje të fortë e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin përkohësisht në 1-1.
Vlen të theksohet se para ksaj ndeshje, Bytyqi kishte bërë pesë asistime në Superligën e Turqisë me fanellën e Konyaspor. /Telegrafi/
🇽🇰🇹🇷 GOOAAALLLL ZYMER BYTYQI 🦅!
First of many goals for #Konyaspor 🤩 https://t.co/oDwvW5vsOB
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 11, 2021