Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi nga Xhaka dhe Zhegrova, pjesë e formacioneve të javës në Bundesliga dhe Ligue 1

Ka vazhduar forma e shkëlqyer e Granit Xhakës dhe Edon Zhegrovës në Bundesliga, respektivisht në Ligue 1.

Dy yjet nga Kosova janë abonuar me formacionin e javës në dy nga top pesë ligat më të mëdha në botë, Bundesliga dhe Ligue 1.

Xhaka ka qenë fantastik në fitoren e Bayer Leverkusen në udhëtim te Darmstad 0-2, derisa ka zënë vend në 11-shen e javës në Bundesliga.

Lexo po ashtu Paraqitje e madhe e Edon Zhegrovës ndaj Clermont: Ndër më të vlerësuarit në fushë

Përveç Xhakës në formacionin e javës janë edhe portieri i Werder Bremen, Zetterer, mbrojtësit Tella, Mainka, Gouweleeuw e Karic.

Në mesfushë janë Ljubicic, Amiri, Majer e Xavi Simons, derisa sulmuesi i vetëm është Undav.

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Clermont ku shënoi gol e dhuroi një asistim, në formacionin e javës ka zënë vend edhe Edon Zhegrova.

Ylli dardan ishte i pandalshëm në këtë sfidë dhe kësisoj me plotë meritë u fut në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore. /Telegrafi/