Ka vazhduar forma e shkëlqyer e Granit Xhakës dhe Edon Zhegrovës në Bundesliga, respektivisht në Ligue 1.
Dy yjet nga Kosova janë abonuar me formacionin e javës në dy nga top pesë ligat më të mëdha në botë, Bundesliga dhe Ligue 1.
Xhaka ka qenë fantastik në fitoren e Bayer Leverkusen në udhëtim te Darmstad 0-2, derisa ka zënë vend në 11-shen e javës në Bundesliga.
Përveç Xhakës në formacionin e javës janë edhe portieri i Werder Bremen, Zetterer, mbrojtësit Tella, Mainka, Gouweleeuw e Karic.
Në mesfushë janë Ljubicic, Amiri, Majer e Xavi Simons, derisa sulmuesi i vetëm është Undav.
Pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Clermont ku shënoi gol e dhuroi një asistim, në formacionin e javës ka zënë vend edhe Edon Zhegrova.
Ylli dardan ishte i pandalshëm në këtë sfidë dhe kësisoj me plotë meritë u fut në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore. /Telegrafi/