Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Aro Muric në Turqi, futet në formacionin më të mirë të javës

Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me fanellën e Adana Demirspor në elitën e futbollit turk.

Gjiganti kosovar ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.

Në minutë e 79-të, Muric u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes me një nga lojtarët kundërshtar.

Megjithatë, për aq sa ishte prezent në fushën e lojës, 23-vjeçari arriti ta siguronte vendin e tij në formacionin e javës së 24-të në Superligën turke.

Forma fantastike e Aros ka bërë që pas tij të vihet edhe gjiganti turk Galatasaray, të cilët e shohin portierin kosovar si opsionin më të mirë për edicionin e ri.

Lexo po ashtu Pamje nga lëndimi i Arijanet Muriq në ndeshjen ku ishte fantastik me pritjet e tij

Me skuadrën e Adanas, Muric gjendet momentalisht në pozitën e tretë në tabelë, me 40 pikë të mbledhura. 

Kjo nuk është hera e parë që Aro përfundon në formacionin e javës në Turqi, pasi ai këtë gjë e ka bërë rreth shtatë herë. /Telegrafi/