Albian Ajeti është duke shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me Celticun në Superligën e Skocisë.
Celticu ka arritur që në javën e gjashtë në ligë të fitojë 3-0 kundër Motherwellit.
Ajeti arriti që të krijonte një komoditet për skuadrën e tij në minutën e 74-të, duke shënuar golin e dytë të takimit.
Sulmuesi shqiptar golin e parë te skuadra skoceze e realizoi kundër Dundee Unitedit, për të treguar se sa i rëndësishëm për skuadrën mund të jetë në këtë edicion.
Celticu është aktualisht në vendin e tretë me dhjetë pikë, gjashtë më pak se Rangers që kanë dy ndeshje më shumë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8nAgcVPMqQ4