Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë, Kristal Abazaj ka vazhduar shkëlqimin e tij te Anderlechti.
I transferuar muaj më parë në Belgjikë nga Luftëtari, Abazaj ka zhvilluar një tjetër ndeshje mbresëlënëse me gjigantin belg.
Reprezentuesi i Shqipërisë ditë më parë i kishte shënuar gol skuadrës së madhe holandeze PSV Eindhoven.
Ndërkohë tani Abazaj ka qenë titullar ndaj skuadrës së dytë të Ajaxit, ku Anderlechti fitoi me rezultat 5-3.
22-vjeçari tregoi një formë mjaft të mirë, ndërsa arriti të asistojë në dy prej golave të belgëve.
Abazaj shkëlqeu në sezonin e fundit te Luftëtari dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve evropiane, por zgjodhi t’u bashkohet gjigantëve belgë, për të vijuar karrierën. /Telegrafi/
Friendly ⚽️ @AFCAjax 1-3 #RSCA 👍 Goals: 19' Santini (0-1), 22' Neres (1-1), 57’ Dimata (1-2, penalty) & 65’ Santini (1-3) 💪 #COYM pic.twitter.com/ZKM2AdDQVw
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) July 14, 2018