Pallati i Rinisë dhe Sporteve ka qenë arena e ndeshjes kryesore të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku Z Mobile Prishtina ka triumfuar kundër Rahovecit me rezultat 89-70.
Vendasit u treguan bindës në dhjetëminutëshin e parë të lojës duke i shënuar dhjetë pikë më shumë se skuadra kundërshtare (24:14).
Sërish dhjetë pikë më shumë, bardhekaltrit i shënuan edhe në çerekun e dytë (26:16) dhe me 10 pikë diferencë (50-30) shkuan në pushim.
Rezultati ishte më i ngushtë në fraksionin e tretë të lojës (17:15), mirëpo kryeqytetasit vazhdonin të kishin epërsi shumë të lartë.
Rahoveci e fitoi çerekun e fundit, mirëpo jo me pikë të mjaftueshme (22:25) për ta ndërruar rezultatin e ndeshjes (89-70).
Kjo ishte fitorja e 20-të e Z Mobile Prishtinës në po aq ndeshje të zhvilluara dhe vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.
Për Rahovecin, kjo ishte humbja e tetë këtë edicion, ndërsa me 12 fitore të arritura qëndron në pozitën e tretë në tabelë.
Theksojmë se kjo përballje erdhi pas finales së Kupës së Kosovës, ku u ndeshën këto dy skuadra, ndërsa fituesi ishte i njëjti. /Telegrafi/