Site icon Telegrafi

Vazhdon seanca për Gruevskin, dhe tre të tjerët për lëndën “Trajektorja”

Në gjykatën penale vazhdon sot seanca gjyqësore për lëndën e PSP-së, “Trajektorja”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Ljupço Georgievski.

Ish-funksionarët akuzohen se në periudhën 2012-2013 në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të lartëpërmendurit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 155 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version