Telegrafi

Vazhdon seanca pa VV-në e LDK-në

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës së djeshme plenare, ku në rend dite janë 46 pika. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallë ndërkohë që ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë që fare të pranishëm.

Deputetja Albulena Haxhiu fillimisht kërkoi që seanca të fillojë me votimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, por deputetët e PSD-së kërkuan që të vazhdohet aty ku ka mbetur dje në gjysmë, që është pika e 15, që është ndryshimi i projektligjit për hetimet parlamentare, gjë që bëri deputetet e VV-së ta lëshojnë sallën.

Aida Dërguti në cilësinë e propozuesit, tha se projektligji synon të rregulloj afatin e grupeve parlamentare për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisioneve, pastaj, ndryshim tjetër është kryesuesi dhe nënkryesuesi i grupeve parlamentare, si dhe numrin e anëtarëve që do të jenë më shumë nga opozita.

Në seancën e sotme, në rend të ditës është votimi në parim i projektligjit për plotësim-ndryshimin  e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /kp/Telegrafi/