Telegrafi

Vazhdon seanca kundër Gruevskit dhe të tjerëve për dhunën në komunën Qendër

Sot do të vazhdojë seanca e radhës për dhunën në komunën Qendër që ndodhi në vitin 2013. Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, në bankën e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, lider i OBRM-PDUKM-së, pastaj, Mile Janakieski, ish-ministër për Transport dhe Lidhje, deputetja Daniela Rangellova, si edhe dhjetëra të tjerë.

Gjykata e Apelit nuk ka sjellë ende vendim për ndarrjen e dëshmive në këtë lëndë./Telegrafi/