Në Gjykatën themelore Shkupi 1 sot duhet të zhvillohet seanca për lëndën ”Ryshfeti”, ku i akuzuar është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e fundit i pranishëm ishte afaristi nga Strumica, Ivan Nikollov – Saçevaliev, që sipas të dhënave, Zaev ka kërkuar ryshfet. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 150.000 euro.
Lideri i LSDM-së thotë se rasti është i montuar dhe akuzon se ka qenë i përgjuar në mënyrë të paligjshme, për pesë vite me radhë. Sipas akuzës, një pjesë e parave duhej të ishin për Zaevin, kurse pjesa tjetër për ndërtimin e kishës në Strumicë. Zaev ka ngritur padi penale për afaristin Saçevaliev./Telegrafi/