Bashkimi Evropian vazhdoi zyrtarisht sot edhe për gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së saj ndaj rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës.
Vendimi vjen pas informacioneve që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i komunikuan homologëve të tyre të enjten e kaluar gjatë një samiti të BE-së në Bruksel, për gjendjen e aplikimit të marrëveshjes së Minskut.
“Këshilli zgjati të mërkurën sanksionet ekonomike që prekin sektorë specifikë të ekonomisë ruse deri më 31 janar 2018”, thuhet në komunikatë.