Site icon Telegrafi

Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt

Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Inflacioni në Shqipëri u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë për më shumë se një dekadë.

Rritja e inflacionit u ndikuar nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit, duke pasqyruar shtrenjtimin e ndjeshëm të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare, sipas të dhënave të publikuara sot nga instituti i statistikave INSTAT.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritë me 6.9 për qind në shkurt, duke vijuar tendencën e rritjes së shpejtë që po regjistron në muajt e fundit.

Një vit më parë, inflacioni i ushqimeve ishte vetëm 3.2 për qind, çka tregon qartë ritmet e larta të shtrenjtimit të këtyre produkteve.

Lexo po ashtu Besimi i shqiptarëve në ekonomi në rënie për të dytin muaj radhazi

Inflacioni i lartë në grupin e produkteve ushqimore përbën një goditje të rëndë për shtresat më të varfra të shoqërisë, ku ushqimet përbëjnë një pjesë shumë të madhe të shpenzimeve familjare. Shtrenjtimi me ritme të shpejta i energjisë dhe i karburanteve po ushtron presione gjithnjë e më të larta të kostove të prodhimit për bizneset, duke u reflektuar tek çmimet finale dhe duke gjeneruar presione inflacioniste shtesë.

Deri në fund të shkurtit, inflacioni ishte amortizuar pjesërisht nga pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit valutor. Por, pas luftës në Ukrainë, leku po pëson një nënçmim të shpejtë kundrejt euros. Zhvlerësimi i monedhës pritet të japë një efekt edhe më të madh në përcjelljen e inflacionit të importuar në ekonomi.

Exit mobile version