Site icon Telegrafi

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, të shtunën regjistrohen edhe 178 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 81 raste;
Komuna e Fushë Kosovës 16 raste;
Komuna e Prizrenit 10 raste;
Komuna e Ferizajt 10 raste;
Komuna e Drenasit 9 raste;
Komuna e Gjilanit 9 raste;
Komuna e Vushtrrisë 8 raste;
Komuna e Lipjanit 6 raste;
Komuna e Skenderajt 6 raste;
Komuna e Mitrovicës 4 raste;
Komuna e Pejës 4 raste;
Komuna e Podujevës 4 raste;
Komuna e Shtimes 3 raste;
Komuna e Vitisë 2 raste;
Komuna e Kamenicës 2 raste;
Dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Po ashtu janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416, njofton Telegrafi.

Exit mobile version