Site icon Telegrafi

Vazhdon rregullimi i sipërfaqeve gjelbëruese dhe rekreative përgjatë Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Përkundër situatës së krijuar nga virusi COVID-19, Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka vazhduar me punimet për rregullimin e sipërfaqeve gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit, me theks të veçantë hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.

“Përmes këtyre projekteve synohet që të krijohen sa më shumë hapësira publike për qytetarët e Mitrovicës, por edhe për qytetarë nga vende tjera, pasi që ky projekt do të ofroj mundësi rekreative, hapësira gjelbëruese, pushimore, kënde të lodrave për fëmijë, kënde për ushtrime fizike fushore, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm, të cilat do ti japin një pamje jashtëzakonisht të bukur qytetit dhe Liqenit Akumulues”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version