Kompetentët për riparimin e kryqit në Vodno, gati dy javë i kanë përgatiur dhe i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa aktivitetet e punës kanë filluar menjëherë në terren, transmeton Telegrafi.
Projekti i riparimit të kryqit në Vodno deri më tani duheshte të jetë i përfunduar, por për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore dhe problemet tjera të papritura, riparimi pati stangim sapo kishte filluar.
‘Përfundismisht, dhjetë ditë më parë, filluan punët për kryqin. Njëkohësisht është duke u punuar në disa fronte. Gërmohen puset e ujit, punohet stacioni i filtrimit, tualeteve, gjithashtu realizohen punët infrastrukturore. Shpresojmë se koha do të na ndihmoj për pëfundimin sa më shpejt të projektit”, thotë Igor Janushev, drejtori i JSP-së. Ndërkohë është në përfundim edhe puna e ashensorit të ri i cili është porositur nga kompania franceze e cila është një ndër tre kompanitë më të mëdha botërore dhe ditëve në vijim presim që të arrij në Shkup’theksoi Janushevi.
Mosmirënjohës do të ishte nëse gjykohet se kur do të përfundoj. Por shpresojmë dhe do të angazhohemi maksimalisht që ta përfundojmë deri në fund të muajit maj”, tha Janushevi. /Telegrafi/