Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.
Ky rinumërim po ndodh pas vendimit të PZAP-it.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.
“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”, ka deklaruar Elezi.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar javën e kaluar, ndërkaq i tërë ky proces pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.
Ndërkaq tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë. /Telegrafi/