Site icon Telegrafi

Vazhdon rinumërimi, kanë mbetur edhe 438 vendvotime

Kanë kaluar një javë që nga fillimi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dhe siç duket ky proces po shkon drejt fundit.

Gjatë ditës së djeshme në QNR janë rinumëruar 128 vendvotime, ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, ka thënë Elezi për Telegrafin.

Lexo po ashtu Halimi: Pas rinumërimit, KQZ do t'i shpall rezultatet përfundimtare javën e ardhshme

Ndryshe, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, dje në një intervistë për Telegrafin, ka deklaruar se procesi i rinumërimit është duke shkuar mirë.

Halimi ka thënë se në bazë të rinumërimit të tanishëm, shpallja e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Halimi ka përmendur edhe mundësinë e ankesave pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, duke thënë se tani më janë shterur mundësitë që të bëhen prapë ankesa. /Telegrafi/

Exit mobile version