Site icon Telegrafi

Vazhdon ‘rezistenca’ në lagjen Taftalixhe të Shkupit kundër betonizimit

Banorët e lagjes ”Taftalixhe” të Shkupit kanë vendosur që të mos lejojën prishjen e parkut të vetëm të gjelbërt në këtë lagje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë të diele, banorët do të organizojnë një aheng, që do të fillojë në ora 12 të ditësh, ndërkaq u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që e duan gjelbërimin, të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Ndryshe, katër herë me radhë, iniciativa ”Taftalixhe e gjelbërt” ka arritur që ta mbrojë parkun, kurse iniciativa ka vendosur që të zgjedhin një metodë tjetër për të vazhduar ‘rezistencën’ kundër betonizimit./Telegrafi/

Exit mobile version