Site icon Telegrafi

Vazhdon propaganda serbe ndaj Kosovës, Daçiq thotë se Grenada e ka tërhequr njohjen

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ai i Grenadës, Pjetri David thonë se vendi i nëntë që e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës është Grenada, raporton Televizioni Publik i Serbisë.

Qeveria e Grenadës konsideron se mbështetja për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, është me rëndësi të jashtëzakonshme.

Në një letër dërguar Serbisë, sipas pretendimeve serve, Qeveria e Grenadës ka vendosur të rishikonte qëndrimin e saj mbi statusin e Kosovës.

Lexo po ashtu Daçiq pretendon se Dominika e ka tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës

Gjithashtu, letra thotë – kur të dy palët arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Granatës do të mbështesë fuqimisht qëndrimin në të cilën të dy palët bien dakord.

“Ndërkohë, Qeveria e Grenadës do të shfuqizojë të gjitha vendimet ose deklaratat e mëparshme lidhur me statusin e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Grenadës përdor këtë mundësi për të përsëritur shprehje të respektit maksimal ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë”, ka thënë ministri i punëve të jashtmë të Grenadës, Pjetër David.

Exit mobile version