Site icon Telegrafi

Vazhdon procedura parahetimore mbi arratisjen e Nikolla Gurevskit

Prokuroria Publike vazhdon me procedurën parahetimore mbi arratisjen e Nikolla Gruevskit. Pa dhënë detaje, prokurori publik, Ljubomir Joveskit, për TV21, deklaroi se deri tash janë mbledhur disa të dhëna, por ende presin video inçizimet e kamerave të sigurisë në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Deri tash për arratisjen e Gruevskit janë dëgjuar 20 dëshmitarë, dhe pritet të thirren edhe 4 persona të tjerë. Në pyetjen se a ekzistojnë indicie se ndonjë person zyrtar i ka ndihmuar Gruevskit, Joveski se procesi fazë parahetimore, dhe se nuk mund të flas për të. Derisa ta mbarojë hetimi, Prokuroria nuk de të jep detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto detaje i pret edhe Qeveria, ku u deklaruan se pas raportit të Prokurorisë, do të dihet kush to të merr përgjegjësi për arratisjen e ishkryeministrit Nikolla Gruevski.

Para arratisjes së Gruevskit, drejtësisë së Maqedonisë i ikën Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Para disa ditësh u arratis edhe Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela, më 27 prill.

Në raport me amnistinë e sjellur për një pjesë të pjesëmarrësve të ngjarjeve të 27 prillit, prokurori Joveski thotë se kanë zbatuar atë që është paraparë në ligjin e miratuar në Kuvend. Të varej nga Joveskit, Ligji për amnisti nuk do të miratohej, por megjithatë të njëjtin ligj nuk e konsideron si ndërhyrje të politikës në gjyqësi./Telegrafi/

Exit mobile version