Telegrafi

Vazhdon me probleme, Conor McGregor e grushton një burrë të moshuar në një kafene

Janë shfaqur pamjet ku shihet yllit i UFC, Conor McGregor, teksa godet me grusht një burrë të moshuar në një bar irlandez në Dublin.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në Dublin, në prill të këtij viti, shkruan TMZ.

Pretendohet se McGregor hyri brenda dhe i rreshtoi gota ata që ishin në kafene, para se ta merrte një shishe uiski.

Sidoqoftë, burri nuk e pranoi gotën nga McGregor, duke e refuzuar dy herë.  McGregor rrëzoi gotat dhe e goditi me një grusht të majtë burrin.

Ylli i UFC, nuk ka luftuar që kur humbi ndaj Khabib Nurmagomedov në UFC 229 tetorin e kaluar, pas kësaj ngjarje u largua nga kafeneja.

Sulmi u raportua në polici, ku thuhet se ata kanë hapur një hetim.

Sidoqoftë, nuk ka raporte se McGregor ishte akuzuar dhe nuk është e qartë nëse hetimi është ende aktiv. /Telegrafi/