Site icon Telegrafi

Vazhdon Prishtina sigurt drejt titullit – fiton në shtëpi ndaj Feronikelit

Prishtina nuk ka gabuar as në javën e 34-të të Superligës së Kosovës, pasi ka mposhtur Feronikelin 2-1.

Pas vetëm katër minutash lojë, bardhekaltrit kaluan në epërsi me golin e Leonit Abazit që u asistua nga Leutrim Kryeziu.

Mirëpo, epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe Nikli i barazoi shifrat në 1-1, falë një auto-goli nga portieri Ardit Nika.

Pjesa e dytë ishte në duart e Prishtinës, që arriti të rikthente epërsinë.

Ishte minuta e 67-të, kur Florian Smakiqi në tentim për të grushtuar topin, u dha epërsinë vendasëve për 2-1.

Pas javës së 34-të, Prishtina ka përfituar nga barazimi i Dritës me Ballkanin, duke u distancuar për pesë pikë (75), Drita me 70 dhe Ballkani me 68 sosh, derisa Feronikeli është në të tetin me 38. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version