Telegrafi

Vazhdon përpjekja e Arsenalit për Smallingin, Unitedi i vendos çmim

Chris Smalling dhe David De Gea pas ndeshjes me Manchester City (Getty Images)

Arsenali dëshiron të transferojë një mbrojtës dhe aktualisht në radarin e tyre është Chris Smalling i Manchester Unitedit.

Sipas Daily Star, Topçinjtë janë të gatshëm të sjellin gjatë verës mbrojtës në Emirates.

Lexo po ashtu Gazetarët italianë krijojnë të qeshura duke ia ndërprerë konferencën për shtyp Contes, ia dorëzojnë fanellën e nënshkruar nga Mourinho dhe kërkojnë paqe me të

Por, që kjo të ndodhë Djajtë e Kuq kërkojnë së paku 30 milionë euro.

Anglezi nuk është që shquhet për siguri të madhe, por mund të jetë një zëvendësues i mirë në rast se Shkodran Mustafi apo Laurent Koscielny.

Smallingu në tetë sezone për Man Utd është paraqitur 274 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Me një kalim të mundshëm te Arsenali është i lidhur edhe ish-mbrojtësi i Unitedit, Jonny Evans, që aktualisht është pjesë e West Bromit.

Aktualisht klubi nga Londra renditët në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe me shumë mundësi do bëjë gara në Ligën e Evropës edhe në sezonin e ardhshëm (Përveç nëse e fiton këtë garë në sezonin 2017/18). /Telegrafi/