Site icon Telegrafi

Vazhdon përkrahja e madhe e ‘Dardanëve’ për Heroinat: Kosovë – Moldavi, me koreografi speciale ‘Bëhu zëri im’

Dardanët po vazhdojnë të përkrahin fushatën ‘Bëhu zëri im’ për përkrahjen e të gjitha heroinave që u dhunuan në luftën e fundit në Kosovë.

Tifozët e Përfaqësueses tonë kanë bërë të ditur se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i mbuluar me lule, për t’i mbështetur të gjitha heroinat.

Ulëset e stadiumit mitik do të jenë të veshura nga lule, që simbolizojnë dhe përkrahin kampanjën ‘Bëhu zëri im’.

Foto: Dardanët/Facebook

Edhe në miqësore ndaj Shqipërisë të zhvilluar më 11 nëntor, lojtarët e Kosovës kishin veshur fanella në përkrahje të kësaj fushate.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Moldavisë - 'Dardanët' kërkojnë fitore për të vazhduar qëndrimin në Ligën C

Në takimin ndaj Moldavisë që fillon në ora 20:45, do të mund të shihet koreografia e Dardanëve e ekzekutuar në ulëset e stadiumit.

Kosova me një barazim apo fitore përballë moldavëve, do të qëndronte edhe në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, por edhe do të tentojnë të rikthehen te triumfet, pas tetë humbjeve dhe dy barazimeve në dhjetë takimet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version