Site icon Telegrafi

Vazhdon pastrimi i rrugëve në malësinë e Tetovës (Foto)

Ekipet operative të trupit Koordinues pranë komunës së Tetovës të cilët janë duke punuar në teren, edhe sot vazhdojnë me pastrimin dhe mirëmbajtjen e disa pikave kyçe të rrugëve në malësinë e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Tetovës bën të ditur se me mekanizim përkatë gjatë tërë natës u punua në rrugën Shipkovicë-Brodec ku edhe për momentin bëhet largimi i shkëmbinjëve të mëdhenj të cilët paraqesin rrezik potencial, nga reshjet të cilat janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim.

Ekipe kujdestare të ndihmës së parë dhe të Ministrisë së punëve të brendshme do të jenë prezente në teren edhe gjatë natës që në rast nevoje, do t’u ofrojnë banorëve ndihmën e nevojshme mjekësore, respektivisht të bëjnë rregullimin e komunikacionit aty ku ai zhvillohet me vështirësi.

Rruga Shipkovicë-Brodec edhe pse me vështirësi është e kalueshme për automjetet dhe banorët, andaj komuna e Tetovës i lutë qytetarët që pa nevojë të mos qarkullojnë në këtë drejtim rrugor.

Sipas parashikemeve të Entit për parashikime hidro-meteorologjike, gjatë 2 ditëve në vijim priten reshje intenzive të shiut në pjesën perëdnimore dhe qëndrore të vendit. Në rast të stuhive dhe reshjeve intenzive, komuna e Tetovës këshillon qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Në raste emergjence qytetarët të kontaktojnë numrin 193 – Njësia Territoriale Kundër Zjarrit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Exit mobile version