Site icon Telegrafi

Vazhdon paqartësia për emitimin ose jo të muzikës maqedonase, serbe e kroate në Maqedoni

Ndalesa për emitimin e muzikës maqedonase, serbe dhe kroate në Maqedoni nuk është hequr ende, edhe pse Ministria e Kulturës vendosi që të shfuqizojë vendimin e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore (SHMDAM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i ministrisë u kundërshtua nga SHMDAM-ja me arsyetimin se vetëm Shoqata ka të drejtë të shfuqizojë ndalesën ‘problematike’.

Sitauta është bërë kaotike, pasi që ka dy vendime, ndërkaq disa media kanë filluar të emitojnë muzikën e ndaluar, e disa ende jo. Mirëpo, kryetari i kuvendit të SHMDAM-së, Millovan Glishiq ka paralajmëruar zbutje të qëndrimeve dhe gjetje të një gjuhe të përbashkët ndërmjet shoqatës dhe mediave./Telegrafi/

Exit mobile version