Telegrafi

Vazhdon pagesa e subvencioneve nga programi për vitin 2016 në Maqedoni

“Vazhdojmë me pagesën e plotë të subvencioneve nga programi për vitin 2016”, deklaroi sot zv.ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Vanço Kostadinovski. Sipas tij, në pagesë do të përfshihen, prodhuesit e Pellagonisë, prodhuesit e orizit në Koçan, kopshtarët nga Strumica dhe kultivuesit e Tikveshit. Ai tha se bujqit mund t’i presin paratë për vitin 2016 në lligaritë e tyre në gjysmën e dytë të muajit prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me mbarimin dhe kopletimin e procedurës së pagesës së parë të prodhuesve të qumshtit, do të vijojë pagesa tjetër deri në fund të muajit, gjegjësisht në fund të javës, saktësisht në vlerë prej 3 milionë denarë. Paralelisht me këtë ka filluar edhe procedura për përpunimin e dokumenteve të kërkesave të prodhuesve, që përfshin të gjitha llojet e drithërave, kopshtarisë dhe prodhuesit e orizit”, deklaroi Kostadinovski.

Ai gjithashtu tha se janë të detyruar me ligj, që deri më 30 qershor 2017 të paguajnë të gjitha kategoritë e prodhuesve./Telegrafi/