Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuajse e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik.
Kjo gjendje meteorologjik sipas IHK-së vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.
Temperaturat sot do të sillen nga 20 deri në 36 gradë celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.
Gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente./Telegrafi/