Site icon Telegrafi

Vazhdon niveli alarmues i ndotjes së ajrit në Maqedoni

Njësitë matëse për cilësinë e ajrit të Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, mëngjesin e sotëm kanë regjistruar grimca të PM10, po thuajse në çdo vend të Maqedonisë.

Më së shumti grimca PM10, janë regjistruar në Komunën Qendër ku janë matur 302 mmg/PM10, ndërsa në vendin e quajtur Rektorat janë matur rreth 180 grimca PM10, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Karposhit niveli i ndotjes ka qenë 179, në Manastir 159, Strumicë 156, Tetovë dhe Kavadar 134.

Njësitë matëse kanë ndaluar së punuari në Lisiçe dhe Gazi babë ku zakonisht ndotja e ajrit arrijnë shifrat më të mëdha të ndotjes.

Exit mobile version