Telegrafi

Vazhdon nesër seanca për marrjen e imunitetit të Veljanoskit

Nesër do të vazhdojë seancë e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në të cilën do të debatohet për marrjen e imunitetit të deputetit Veljanoskit.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski e ka caktuar për nesër seancën për shkak të paraqitjes së shumë deputetëve për marrjen e fjalës.

Nga opozita sot bënë thirrje që mos t’i merret imuniteti i deputetit Veljanoskit, për shakë se ai me sjelljet e tij nuk ka treguar shenja se do të kundërshtonte të gjithë procedurën që është ngritur kundër tij.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së i pyeti deputetët se në bazë të cilit argument vlerësohet se një deputeti duhet t’i merret imuniteti dhe se për këtë rast vetëm kanë marrë një kërkesë nga Gjykata Penale./Telegrafi/