Telegrafi

Vazhdon ndotja e ajrit në Maqedoni

Kryeqyteti boshnjak, Sarajeva sot është qyteti më i ndotur në botë.

Ai është në krye të listës së vendeve më të ndotura të ajrit, ndërsa Beogradi është në vendin e 10-të.

Prishtina është e 17-ta, Zagrebi është e 22-ta, Sofja 23-të dhe Shkupi 24-të.

Për vite me radhë, qytetet e Ballkanit kanë qenë më të ndoturit në botë.

Pas Sarajevës është Dhaka në Bangladesh, ndërsa qyteti i tretë është Kalkuta në Indi.

Në Maqedoni sonte vendet më të ndotura janë Shkupi Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Manastiri./Telegrafi/