Telegrafi

Vazhdon ndërtimi i gazsjellësit në Maqedoni

Ka përfunduar gazsjellësi magjistral që lidh Kleçovën me Shtipin, ndërkaq trasea do të vazhdojë drejt qytetit të Kavadarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gazsjellësi 61 kilometërsh, ka kushtuar 75 milion dollarë amerikan dhe duhet të hapë rrugën për ndërtimin e linjave të reja, kurse përgjegjësit deklarojnë se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen gjithsej 204 kilometër rrjetë gazsjellësi./Telegrafi/