Ajaxi vazhdon të bëjë mrekulli në Ligën e Kampionëve, ku pas Real Madridi e ka eliminuar edhe Juventusin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Ndeshja e zhvilluar në Juventus Stadium u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të Ajaxit, pasi e para ishte mbyllur 1-1.
Minutat e para të ndeshjes ishte shumë luftarak me mesfushorët që luftonin për çdo top.
Rastin e parë të mirë e kishte Ajax me Donny van de Beek, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Juventusi u kundërpërgjigj me një goditje të Paulo Dybalas nga jashtë zonës, por në vend ishte Andre Onana.
‘Zonja e Vjetër’ shtoi sulmet dhe nuk vonoi goli.
https://twitter.com/AbdulRehmani7/status/1118237173541687297
Harkimit nga këndi të Miralem Pjanic e kokë iu kundërpërgjigj Cristiano Ronaldo që shënoi për 1-0.
Kishte ankesa për shtyrje në zonë, por VAR e konfirmoi golin si të rregullt.
Por vonoi shumë dhe erdhi edhe kundërpërgjigja e Ajaxit. Një goditje e Hakim Ziyech u kthye në asistim për De Beek që shënoi nga afërsia për 1-1.
Në pjesën e parë më nuk kishte raste dhe u mbyll me këtë rezultat.
https://twitter.com/FOOTBALLNEWS022/status/1118237497387970560
Pjesa e dytë nisi keq për Juventusin që mbeti edhe Paulo Dybalan, që u lëndua.
Në minutën e 52-të Hakim Ziyech gjuaji bukur, por Szczesny priti.
Minuta e 67-të ishte vendimtare në këtë takim.
Harkimi nga këndi i Lasse Schones, gjeti kokën e Matthijs de Ligt që shënoi për 2-1.
De Ligt scores what will probably be the winner! #Juventus 1 – 2 #Ajax#UCL #UEFA #ChampionsLeaguehttps://t.co/YhjIF7ewKk
— Firas El Echi (@FirasElEchi10) April 16, 2019
Ajaxi kishte edhe disa raste të tjera në kundërsulm, por nuk arriti të shënojë gol.
Holandezët kalojnë në gjysmëfinale, ndërsa Zonja e Vjetër edhe njëherë eliminohet nga kjo garë./Telegrafi/