Si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, mbi vendin tonë vazhdon të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm.
Për sot, meteorologët parashikojnë me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s. /Telegrafi/