Policia e Kosovës është duke vazhduar ndëshkimin e qytetarëve të cilët nuk po i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka ndaluar 11 persona në komunat Prizren, Gjakovë e Vushtrri.
Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuare nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Faik Konica, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Pal Paluca, Prizren 12.08.2020-23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Saraçëve, Prizren, 12.08.2020-23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ankara, Prizren 12.08.2020-23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar
Fsh. Rogovë, Gjakovë 12.08.2020-23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria, në lokalin e tij i janë takuar 20 persona. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar
Rr. Ana Lin, Vushtrri, 12.08.2020-23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë takuar 7 persona të cilët kanë rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon ë procedurë të rregullt. /Telegrafi/