Telegrafi

Vazhdon moszbatimi i vendimeve për COVID-19 nga ana e qytetarëve, policia arreston 22 persona

Foto: Ilustrim

Pavarësisht lehtësimit të masave nga ana e institucioneve shëndetësore, disa qytetarë po vazhdojnë të mos e zbatojnë orarin e lëvizjes.

Kjo ka bërë që të dielën të arrestohen nga policia gjithsejtë 22 persona.

Prej tyre 12 u arrestuan në Prizren, 3 në Ferizaj, 3 në Gjakovë, 1 në Mitrovicë, 1 në Mitrovicën e veriut dhe 2 në pikat kufitare.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 09.05.2020 – 23:30. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. William Woker, Ferizaj 09.05.2020 – 22:15. Policia ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili e kishte hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj 09.05.2020 – 21:30. Policia ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili e kishte hapur lokalin e tij jashtë orarit të përcaktuar sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Brigada 123, Suharekë 10.05.2020 – 03:30. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lagja Dardania, Prizren 10.05.2020 – 10:45. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh.Lubizhde, Prizren 10.05.2020 – 10:00. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh.Lubizhde, Prizren 10.05.2020 – 11:35. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Nashec, Prizren 10.05.2020 – 13:00. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë takuar pesë persona që ishin duke lëvizur me një veturë duke rënë në kundërshtim me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Brigada 128, Prizren 10.05.2020 – 16:30. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Remzi Ademaj, Prizren 10.05.2020 – 16:25. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lagja Arbana, Prizren 10.05.2020 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Gjon Nikolle Kazazi, Gjakovë 10.05.2020 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin për ti shërbyer klientët me pije. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Xheladin Hana, Gjakovë 10.05.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Yll Morina, Gjakovë 10.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Arben Haliti, Skenderaj 10.05.2020 – 21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 09.05.2020 – 18:00. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një lokal të hapur, për të shërbyer pije. Pronarja e lokalit femër kosovare, është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.05.2020 – 01:20. Policia në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjti pas kontrollit nga ekipet mjekësore, me rekomandim të mjekëve dhe konsultim me prokurorin janë dërguar në karantinë në Prishtinë./Telegrafi/