Me siguri se të gjithë keni dëgjuar për lojën shpërblyese më atraktive në vend, “60 Sekonda”, e cila organizohet nga rrjeti i supermarketeve Interex.
Përmes kësaj loje, Interex i shpërblen konsumatorët e vet me mall falas aq shumë sa garuesi mund të merr mall brenda 60 sekondave në ndonjë pikë të Interex.
Kësaj radhe, garuese e kësaj loje ka qenë Gresa Aliu nga Mitrovica, e cila është përzgjedhur për këtë lojë në mënyrë të rëndomtë dhe duke i përmbushur kriteret e caktuara.
Ajo ka arritur që sot t’i fitojë 528.45 euro mall falas, duke u fokusuar kryesisht në paketime të pijeve energjike Red Bull.
Për t’u bërë edhe ju pjesë e kësaj loje, ndiqni postimet e Interex në Facebook për t’i parë kushtet e lojës.