Telegrafi

Vazhdon loja “60 sekonda” në INTEREX, fituesi me paraqitje mbreslënëse mblodhi qindra euro

Ka vazhduar loja shpërblyese ndër më atraktive në vend, loja “60 Sekonda” nga INTEREX.

Rrjeti i supermarketeve për këtë javë kishte për këtë lojë fitues Naim Dragushën nga Prishtina.

Naimi u duk mjaft i fokusuar në realizimin e sfidës së tij të blerjes për 60 sekonda.

Ai për një minut arriti të fitojë mall falas në vlerë prej hiç më pak se 718.97 euro.

Përkundër paraqitjes së mirë të tij, Naimi megjithatë nuk arriti që të thyejë rekordin e lojës “60 sekonda” në INTEREX.

INTEREX kështu vazhdon të dëshmojë se përpos që u qëndron afër konsumatorëve me çmimet më të mira në treg, po ashtu u jep mundësi për të fituar mall falas në vlera të pabesueshme.