Brenda një viti kalendarik lejohen vetëm 35 ditë me ndotje të tejkaluar ndërkohë që në Tetovë deri më 30 qershor të vitit 2016 ka pasur plotë 143 ditë të tilla, ka publikuar në Facebook OJQ “Eco Guerilla”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tabelës së prezantuar, 78,5% e vitit 2016 (deri më datën e sotme) në Tetovë ka qenë i ndotur mbi nivelin e lejuar.
Më poshtë në tabelën janë dhënë të dhënat e përgjithshme deri më sot./Telegrafi