Telegrafi

Vazhdon kërkimi i policëve në Kaçanik, FSK fut zhytësit në Lepenc

(02:25, pas mesnate) – Po vazhdon kërkimi i dy policëve që me veturë zyrtare kanë rënë në lumin Lepenci, mbrëmjen e të shtunës, derisa ishin duke udhëtuar në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjesëtarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare dhe janë vet-aksidentuar duke rënë nga ura mbi Lepenc.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Ndërkohë, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.