Me ndalimin e trenave sot mbajtën takim përfaqësuesit e sindikatës me udhëheqësinë e Hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa pas diskutimeve, nuk është arritur marrëveshje.
Kjo do të thotë se edhe nesër nuk do të ketë komunikacion në hekurudhat e Maqedonisë për shkak të grevave.
Punonjësit e hekurudhave përmes grevës vijnë në punë por nuk kryejnë detyrat e tyre deri sa t’u paguhen pagat.
Trenat nuk lëvizin për shkak se nuk kanë marrë pagë që nga gjysma e dytë e muajit qershor, ndërsa nga udhëheqësia e hekurudhave theksojnë se paga nuk ka për shkak se nuk janë transferuar mjete nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.