Në gjygjin penale sot duhet të mbahet seanca me lënden e Prokurorisë Speciale Publike, lidhur me rastin “Tanku”, ku janë të akuzuar ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për punë të brendëshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MBP-së, Gjoko Popovski. Gjykimi vazhdon të mbahet lidhur me Merdedesin luksoz prej 600.000 eurosh.
Sipas aktakuzës së PSP-së, në periudhën prej shkurtit deri në nëntor të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja për Punë të Brendëshme, Gordana Janlkulloska, që ministria të blejë veturë super luksoze, të blinduar “Mercedes”.
Jankullovska për t”a përmbushur kërkësën e tij, ka bërë presion ndaj të akuzuarit, ndihmës ministër, Gjoko Popovski që të kryej vepër penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetura e ministrisë do t’i jepej në shfrytëzim ish-kryeministrit Gruevski, i cili ka dashur që të ketë “Mercedesin e blinduar” por kjo gjë mos të bëhet edhe aq publike. Lajmin lidhur me “Mercedesin” është bërë publik nga ana e opozitës, me publikimin e ”bombave”.
Gjyqi i Apelit me 8 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e dëgjuara lidhur me rastin e mersedesit t’i shfrytëzojë si dëshmi në rastin “Tanku”. /Telegrafi/