Telegrafi

Vazhdon gjakderdhja në Shri Lankë, ndodhin edhe dy sulme – i shtatë dhe i teti (Video)

Në Shri Lankë kanë ndodhur edhe dy shpërthime. Bëhet fjalë për shpërthimin e shtatë që ka ndodhur në Dehival në periferi të qytetit Colombo.

Siç raporton AFP, dy persona kanë humbur jetën nga ky shpërthim, kurse gjysmë ore më vonë ka ndodhur edhe shpërthimi i tetë, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi i tetë ka ndodhur në afërsi të një kopshti zoologjik në Dehival, ku raportohet se edhe aty kanë humbur jetën dy persona dhe dy tjerë janë plagosur.

Lexo po ashtu Në prag të Pashkëve, mbi 130 të vrarë në Shri Lankë (Foto)

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm ku po festohen Pashkët, kanë ndodhur gjashtë shpërthime tri kisha dhe tre hotele në Colombo të Shri Lankës.

Cak i sulmeve ishte edhe kisha në qytetin Negomb, ku humbën jetën të paktën 185 persona, ku mbi 500 tjerë mbetën të plagosur.

Vetëm brenda një kishe janë vrarë më shumë se 50 persona, kurse policia ka njoftuar se në mesin e viktimave janë 35 turistë nga SHBA-të, Holanda dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/