Real Madridit vazhdoi edhe të martën me formën e dobët parasezonale, duke pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Tottenham në Allianz Arena në Mynih.
Kjo ishte humbja e tretë nga katër ndeshje për ta, duke fituar vetëm me penallti ndaj Arsenalit.
Ardhja më e re Eden Hazard kishte një paraqitje zhgënjyese edhe ndaj Spurs.
Ishte pasimi i tij që shkoi keq te Marcelo, i cili asistoi te Harry Kane, që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/officalgoals/status/1156243586196934658?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1493587-real-madrid-lose-10-to-tottenham-in-audi-cup
Karim Benzema kishte rast të mirë ta barazonte rezultatin, por që nuk ia arriti.
Ky ishte rasti më i mirë i Real Madrid në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë Mauricio Pochettino bëri nëntë ndryshime, duke i lënë në lojë vetëm Son Heung-Min dhe Kane.
Reali arriti të shënojë një herë në këtë pjesëlojë me Rodrygo, kur kishin mbetur edhe 15 minutat të mbetura, por goli u anulua, për pozitë jashtë loje.
Real Madridi po kalon një formë shumë të dobët në këtë fillim sezoni. /Telegrafi/