Telegrafi

Vazhdon ceremonia e dasmës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në rezidencën prej afro tetë milionë eurosh në Georgia

Në Georgia është duke vazhduar akoma dasma e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, me planin e tyre për një ceremoni tre-ditore.

Pas ceremonisë madhështore të së shtunës, të sapomartuarit kanë ftuar grupin e tyre të ngushtë të familjes dhe miqve në një mbledhje si piknik.

Zyrtari i dasmës së çiftit, Jay Shetty dhe gruaja e tij, Radhi, u panë duke bërë foto në hotelin Perry Lane në Savananah përpara se të niseshin për në mëngjes të dielën, sipas Entertainment Tonight.

Foto: Backgrid

Vëllai i Matt Damon, Kyle Damon, gjithashtu thuhet se ishte i pranishëm me gruan e tij, Lori.

Lexo po ashtu Një i ftuar në dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u pa duke u larguar nga ceremonia me ambulancë

Planifikuesi i ngjarjeve Colin Coëie ka qenë i zënë me organizimin e të gjitha detajeve të fundjavës, tha Page Six muajin e kaluar.

Këtu përfshihen nga 25 mijë deri në 25 milionë dollarë përfshirë këtu ish-klientët e tij si: Oprah Winfrey dhe Michael Jordan.

Foto: Screenshot/Backgrid

Nga ana tjetër, rezidenca e Ben në Georgia kap vlerën e tetë milionë dollarëve apo afro tetë milionë euro.

Edhe pse Lopez, 54-vjeçe dhe Affleck, 50-vjeç, u martuan sërish këtë fundjavë, ata këtë e bënë javë më parë në Las Vegas.

Foto: Screenshot/Backgrid

Lopez dhe Affleck vlen të ceket se u kthyen bashkë në fillim të vitit 2021. /Telegrafi/