Në Georgia është duke vazhduar akoma dasma e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, me planin e tyre për një ceremoni tre-ditore.
Pas ceremonisë madhështore të së shtunës, të sapomartuarit kanë ftuar grupin e tyre të ngushtë të familjes dhe miqve në një mbledhje si piknik.
Zyrtari i dasmës së çiftit, Jay Shetty dhe gruaja e tij, Radhi, u panë duke bërë foto në hotelin Perry Lane në Savananah përpara se të niseshin për në mëngjes të dielën, sipas Entertainment Tonight.
Vëllai i Matt Damon, Kyle Damon, gjithashtu thuhet se ishte i pranishëm me gruan e tij, Lori.
Planifikuesi i ngjarjeve Colin Coëie ka qenë i zënë me organizimin e të gjitha detajeve të fundjavës, tha Page Six muajin e kaluar.
Këtu përfshihen nga 25 mijë deri në 25 milionë dollarë përfshirë këtu ish-klientët e tij si: Oprah Winfrey dhe Michael Jordan.
Nga ana tjetër, rezidenca e Ben në Georgia kap vlerën e tetë milionë dollarëve apo afro tetë milionë euro.
Edhe pse Lopez, 54-vjeçe dhe Affleck, 50-vjeç, u martuan sërish këtë fundjavë, ata këtë e bënë javë më parë në Las Vegas.
Lopez dhe Affleck vlen të ceket se u kthyen bashkë në fillim të vitit 2021. /Telegrafi/