Këshilli gjyqësor-medial në konferencën e sotme për shtyp “Përmirësim i marrëdhënieve mes gjykatave dhe mediumeve: mësime të marra, hapa të ndërmarrë dhe sfida të ardhshme”, e prezantuan banerin i cili në të vërtetë do të paraqesë “rend shtëpiak” për opinionin që secila gjykatë do të duhet ta respektojë.
Qëllimi i banerit është t’u mundësojë mediumeve që drejtësia të jetë e dukshme, e njohur, ndërsa sallat e gjykatave të hapura për opinionin. Gjykatësja nga Gjykata administrative, Edita Naskovska informon se për atë qëllim trupi do të zgjerohet dhe do të përfshihen edhe organet e tjera të jurisprudencës, ndërsa do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit të prokurorëve nga ana e prokurorëve.
Sipas gjykatëses Naskovska, ky baner është me rëndësi të posaçme për përforcimin e bashkëpunimit mes mediumeve dhe gjykatave.
“Punuam shumë tërë vitin, edhe në kushte të pandemisë. Trupi është formuar në vitin 2018, kur patëm kushte të mbajmë edhe konferenca ndërkombëtare, të debatojmë me kolegët tanë nga jashtë, nga BE-ja dhe nga SHBA-ja dhe thjeshtë duhet ta cekë rëndësinë, sepse një trup i këtillë ekziston vetëm në SHBA. Praktikën tonë e njohën edhe vendet e tjera të rajonit dhe ato konsiderojnë se duhet të formojnë trupa të këtillë, para së gjithash, për transparencën e gjyqësisë”, tha Naskovska.
Vasko megleshov, anëtar i Këshillit gjyqësor-medial deklaroi se përparimi është i dukshëm në të gjitha sferat, përkatësisht se tani po bisedohet për çështje të hapura, ndërsa opinioni është në rrjedhë me procedurat gjyqësore.
“Nëse më herët pothuajse ishte e pamundur të tuboni në një vend tetë gjykatës dhe shtatë gazetarë dhe anasjelltas, tani kjo tashmë është praktikë, bisedohet për çështjet e hapura. Kemi përparim në shumë sfera, kështu që dhënia e fjalëve përfundimtare dhe hyrëse dhe shpallja e aktvendimit në raste të profilit të lartë tashmë emetohen drejtpërdrejtë, qytetarët mund t’i shohin”, theksoi Megleshov.
Këshilli gjyqësor-medial është trup i cili është formuar nga ana e Shoqatës së gjykatësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që punon në transparencën e gjyqësisë dhe përforcimin e mbështetjes she praktikave më të mira mes mediumeve dhe gjykatësve.