Site icon Telegrafi

Vazhdojnë thirrjet anti Kosovë në Serbi, qytetarët në Beograd këndojnë me thirrje nacionaliste

Nuk është hera e parë që serbët i këndojnë Kosovës me këngë nacionaliste.

Në një koncert të mbajtur nga “Beogradski Sindikat” në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës me thirrje nacionaliste.

Ky grup muzikor është i njohur për përmbajtjen nacionaliste në tekstet e tyre.

Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale.

“Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A jam ka i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?”, thuhet në një reagim.

Ndërsa sipas politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, “sistemi që i gënjen” qytetarët në Serbi kontrollohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

“A e dinë këta të rinj (ndoshta me të drejtë të pakënaqur) se ‘sistemi që i gënjen’ kontrollohet nga Vuçiqi dhe jo nga “Perëndim i kalbur” imagjinar?”, thekson Trajkoviq.

Po ashtu kujtojmë se gjatë ceremonisë së shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Cetinje të Malit të Zi ishte kënduar një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë…”. /Telegrafi/

Exit mobile version