Një tërmet i ri ka goditur Shqipërinë. Tërmeti ishte me magnitudë 4.7 me shkallë të Rihterit, ai është regjistruar rreth orës 14:00.
Dita e sotme në Shqipëri, ka filluar me disa tërmete të fuqishme, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani kanë humbur jetën 15 persona, kurse mbi 600 persona tjerë janë lënduar, ata janë duke marrë trajtimin e duhur në spital.
Tërmetet e sotme kanë shkaktuar dëme të shumta./Telegrafi/